Parlamenti ne një seancë të tensionuar ka zgjedhur me 69 vota pro dhe 2 kundër Kryeprokuroren e Përgjithshme të Përkohshme.
Pavarësisht kundërshtimit të opozitës Arta Marku do të zërë postin e Adriatik LLallës të cilit tashmë i ka përfunduar mandati.
Ajo e hodhi kandidaturen e saj bashkë me 6 prokurorë te tjerë për ti zënë vandin Llallës dhe siç duket i plotësonte te gjitha kriteret qe kishte percaktuar mazhoranca për një Prokuror të përkohëshëm
Por kush është Arta Marku?
Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme është diplomuar si juriste në vitin 1999 në Fakultetin e Drejtësisë në “Universitetin e Tiranës”.Në vitin 2002 ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës ,Tiranë.
Nga viti 2003 dhe në vijim është trajnuar brenda dhe jashtë vendit nga institucione akademike si Shkolla e Magjistraturës,Universiteit i Gjenevës,Fakulteti i Drejtësisë ,TAIEX,OPDAT etj.Arta Marku ka punuar si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier për dy vite në periudhën 2001-2002.
Nga viti 2002 dhe vazhdim është emëruar prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.Ndërkohë në Prill 2009-Janar 2016 ka ushtruar detyrën e zv.drejtueses të njësisë së përbashkët Hetimore për hetimin e krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Gjatë viteve 2010-2014 Arta Marku ka punuar si Pedagoge në Universitetin Gjon Buzuku në Shkodër.Marku e ka nisur karrierën e saj në kohën kur kryeprokuror në Shkodër ishte Ulsi Manja, ndërkohë që prej 16 vitesh dosjet e hetuara prej saj dhe të përfaqësuara në Gjykatë kanë qenë fare të pakta.
Një ndër to është dosja ndaj pedagogut Fran Qafa, i cili më pas mori pafajësinë në Gjykatë.Kryeprokurorja është e martuar dhe ka 2 vajza./Syri.net/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...