Ndërtesa që dikur ishte qendra shëndetësore e lagjes “1 Maji” në Kuçovë është shndërruar në një tualet publik.
Banorët thonë se jo vetëm tek ish-ambulanca, por edhe në shërbime të tjera bazë nuk shohin investime prej 30 vjetësh.
Dikur pjesë e ish-komunës Perondi, lagjja “1 Maji” i është bashkangjitur Bashkisë Kuçovë. As reforma territoriale nuk e ka ndryshuar gjendjen. Banorët ende kërkojnë rrugë, ujë, ambulancë, kanalizime dhe kopësht për fëmijë.
Banorët që sot janë pjesë e lagjes më të madhe në Kuçovë shprehen se duhen mbi një orë e gjysmë rrugë që të shkojnë në spitalin e Kuçovës për një vizitë, ndërsa fëmijët u duhet të ecin në këmbë në dimër e verë për të shkuar në shkollë apo kopsht. Shtëpitë funksionojnë ende me gropa septike dhe pavarësisht se ngrenë zërin prej kohësh, banorët thonë se i dëgjojnë vetëm mediat, por jo institucionet./top channel
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...