Një 21 vjeçar, i identifikuar si Simon Sholla, është gjetur i pajetë në konviktin e shkollës private “Frymë Dashurie” në Gjirokastër.
Shokët e dhomës në fillim kanë menduar se po flinte, por pasi kanë konstatuar se është pa shenja jete, kanë lajmëruar autoritetet e shkollës pranë Katedrales ortodokse “Lindja e Krishtit”.
Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia për të hetuar rrethanat e vdekjes së të riut, i cili studionte në shkollën e mesme private. Nga hulumtimet e para, bëhet e ditur se pranë trupit të të riut janë gjetur disa ilaçe, çka dyshohet se mund t’i ketë konsumuar tej normës së lejuar./abcnews.al
Rekordi i votave në vendvotimet në Kosovë
Sa deputetë do t’i ketë LVV, PDK, LDK e AAK sipas Exit Poll-...
Dalja në zgjedhje mbi 44 për qind
Exit Poll-i i UBO Consulting: Si ishte përqindja më 9 shkurt...
Pas mbylljes së vendvotimeve, reagon Kurti
Exit Poll i UBO-s: NISMA nuk e kalon pragun