Ka nisur pak minuta më parë seanca dëgjimore në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ku do të intervistohen tre kandidatët për kryeprokuror, saktësisht Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela.
Seanca ka nisur me Arta Markun, e cila po bën një prezantim të karrierës së saj.
“Prej 18 dhjetori 2017 mbaj pozicionin e përkohshëm të Prokurorit të Përgjithshëm. Ka qenë një periudhë jo e lehtë pasi i gjithë sistemi po reformohet. Nuk mund të kesh rezultate të dukshme nëse mungojnë disa nga hallkat e sistemit”, ka deklaruar Marku.
Nga ana tjetër, KLP njoftoi në hyrje të seancës se pas prezantimit do të bëjnë pyetje dhe partnerët ndërkombëtarë që kanë ndjekur procesin./TCH
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon