Një grua nga Berati i Shqipërisë është detyruar të padisë të birin, pasi ky i fundit i shitur gjithçka në shtëpi.
Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, ku 62 vjeçarja A.E., ka kallëzuar djalin e saj 43 vjeç I.E.
Sipas dëshmisë të së ëmës, djali njihej si person problematik, pasi luante në lojëra fati. Ai i ka shitur të gjitha orenditë shtëpiake për të siguruar para.
Kur ka parë shtëpinë e boshatisur dhe të shitura çdo objekt brenda saj të cilat i kishte siguruar me mund, 62-vjeçarja nuk ka duruar dot dhe i është drejtuar komisariatit të policisë për ndihmë, raportojnë mediat shqiptare.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e 43-vjeçarit, ndërsa materialet lidhur me këtë rast i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme./albinfo.ch./
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...
Vdekja e 2-vjeçarit në Vlorë, policia jep detaje: Ai ndodhej...