Ndryshime të rëndësishme kanë ndodhur ditën e sotme në nivel drejtuesi në Prokurorinë e Tiranës. Top Channel mëson se Marieta Zaimi vendoset në krye të Task Forcës në vend të Deniona Katros.
Po ashtu, mësohet se Valentin Preçi, i cili drejtonte Sektorin e Trafiqeve në Prokurorinë e Tiranës zëvendësohet me Genci Qanen.
Ndryshim ka pasur edhe në Sektorin e Vrasjeve, ku Elina Kondi është zëvendësuar nga prokurori Armand Gurakuqi. Tre ish-shefat e sektorëve kalojnë prokurorë të thjeshtë te Prokuroria e Tiranës.
Ndërkohë është zgjeruar Task Forca e Prokurorisë së Tiranës duke u bërë me 11 prokurorë.
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...
Çështja e presidentit, nis takimi në Kuvend mes Kurtit dhe A...