Bregdeti i Durrësit është ndotur mesditën e të shtunës. Alarmi është dhënë nga banorët e zonës të cilët kanë denoncuar edhe rastin. Policia nisi menjëherë hetimet, duke ngritur një grup hetimi.
Pjesë e grupit të posaçëm hetimor janë ekspertë të laboratorit kriminalistik dhe inspektorë të mjedisit që do të marrin mostra për ekspertim.
Gjithashtu, do të bëhet verifikimi i të gjitha anijeve në radën e Portit të Durrësit, dhe çdo mjet lundrues që ka lëvizur në hapësirën e ndotur detare përgjatë 24 orëve të fundit. Krahas kësaj, mjetet e policisë kufitare kanë dalë në det në patrullim për të verifikuar të gjitha lëvizjet në ujërat tona territoriale.
https://www.youtube.com/watch?v=Rhf3_K8i90s
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...