Në truallin ku është menduar ngritja e spitalit rajonal të Fierit kanë mbërritur makineritë e para për ndërtimin e tij.
Sipas informacioneve pritet të nisë puna, ndërkohë që janë vendosur edhe shtyllat që do të mundësojnë ndriçimin e spitalit.
Spitali rajonal i Fierit është premtuar se do të ndërtohet nga qeveria turke në një afat të shkurtër kohor.
Pak ditë më parë banorët e Mbrostarit protestuan duke kërkuar kompensimin e tokave.
Ndërtimi i spitalit të Fierit pritet të kushtojë 60-70 milionë euro.
Spitali pritet të jetë gati brenda tre muajsh, ndërsa për ndërtimin e tij do të angazhohen gati 1200 punëtorë./oranews
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj