Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë dënon përdorimin e armëve kimike në Siri.
Me anë të një deklarate për mediat, MPJ thekson, se “dënon me forcë sulmin me armë kimike në Siri, kundër civilëve të pafajshëm, përfshirë gra dhe fëmijë”.
“Ky akt monstruoz përbën dhunim të Konventës mbi Armët Kimike (CËC) dhe një tjetër veprim të pa tolerueshëm në konfliktin tashmë gjashtë vjeçar në Siri”, shton MPJ.
MPJ mbështet përpjekjet për një hetim ndërkombëtar të menjëhershëm në mënyrë që autorët të vihen para përgjegjësisë.
MPJ thekson se ndalimi i armiqësive dhe arritja e një zgjidhjeje politike, janë rruga e vetme për t’i dhënë fund konfliktit në Siri dhe pasojave katastrofale të tij.
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...