Moti sot në Shqipëri me vranësira të dendura dhe shira në të gjithë territorin

07:26 | 2 Janar 2026
E.K

Për ditën e sotme Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell përgjatë ultësirës perëndimore në pjesën e parë të ditës.

Sipas SHMU-së, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në periudha afatshkurtra dhe në mënyrë lokale reshjet në formën e shtrëngatave ndërsa në zonën e veriperëndimit reshjet me intensitet mesatar dhe lokalisht deri të lartë. Në zonën e Alpeve dhe relievet malore në lindje e juglindje në lartësitë mbi 700-800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 18 m/s./rtsh

Shpërndaje në rrjete sociale