Igball Jashari prezantohet tek Drita

16:00 | 1 Qershor 2026
D.H

Futbollisti i kombëtares së Kosovës U21, Igball Jashari është zyrtarizuar tek Drita.

Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook të klubit gjilanas, shkruan Arbresh.info.

“Kemi kënaqësinë të njoftojmë se Igball Jashari është përforcimi më i ri i FC Dritës.”

“Igballit i urojmë mirëseardhje në familjen bardhekaltër dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë”, shkruhet në njoftim.

Igballi do të bart numrin 7 në fanellë.

Në 32 ndeshje këtë edicion, Jashari ka realizuar pesë gola dhe ka dhuruar pesë asistime./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale