Jeronimo Sarin emërohet kryetrajner i Sigal Prishtinës  

16:13 | 1 Qershor 2026
D.H

KB Sigal Prishtina ka filluar përgatitjet për edicionin e ri 2026/27 pas një sezoni dëshpërues që lanë pas.

Klubi kryeqytetas ka emëruar në radhët e veta si trajner Jeronimo Sarin, shkruan Arbresh.info.

Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook të klubit kryeqytetas.

Kroati është emër i njohur për basketbollin kosovar, pasi ka udhëhequr edhe më parë me bardhekaltrit.

Gjithashtu ai gjatë karrierës së tij në Kosovë, ka drejtuar edhe skuadrat e Bashkimit, Pejës, Vëllaznimit dhe Yllit.

Me Prishtinën ai ka fituar titullin kampion si dhe Kupën e Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale