Parashikohet rënie e vlerave barike, duke sjellë ndryshim të situatës atmosferike në Shqipëri.
Orët e paradites do të paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat hera-herës do të zhvillohen duke gjeneruar rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere.
Në zonat e thella malore do të rishfaqet sërisht dëbora. Gjatë orëve të pasdites dhe në vijim, vranësirat do të shtohen në të gjithë vendin duke sjellë shira me intensitet mesatar dhe lokalisht intensivë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 23°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet përkatësht në Vlorë dhe Sarandë.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësinë mbi 65 km/h nga drejtimi Jugor; për pasojë; në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 6 ballë./abcnews.al
Një person humb jetën në një vetaksident në Lloqan të Deçani...
Ish-gjyqtari: Real Madridi u vodh, ishte penallti e pastër
Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe, që luftua...
Çmimet e derivateve pa ndryshime nga dita e djeshme
Sot varrosen në Pejë dy vëllezërit Bashkim e Gazmend Maloku
Tensione të reja SHBA-Iran, Trump refuzon planin iranian për...