Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas SHMU-së, në zonën e veriperëndimit (qarku Shkodër) deri në orët e mesditës do të ketë reshje me intensitet mesatar deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Nga orët e pasdites deri ato të mbrëmjes vonë në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër do të ketë reshje shiu me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave/rrebesheve. Në zonën e Alpeve dhe në relievet malore në lartësitë mbi 1500 metër në verilindje do të ketë reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi 12 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe bregdet, sidomos në jug era pritet të arrijë deri 24m/s
Deti do të jetë me valëzim të forcës 4-6 ballë.
/rtsh.al/
Uji vërshon brenda bizneseve në Gjirokastër
Barcelona merr një ofertë prej 100 milionë eurosh për Raphin...
JD Vance ishte “skeptik” ndaj operacionit për kapjen e Nicol...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
BE: Evropa e gatshme të zotohet për garanci ligjërisht dhe p...
Reshje të dendura në Vlorë, dëmtohen banesa dhe çahen rrugët...