Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vendi ynë parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente në orët e mëngjesit fillimisht përgjatë vijës bregdetare dhe gradualisht do të shtrihen në të gjithë vendin.
Reshjet parashikohet të jenë me intensitet kryesisht të ulët e lokalisht reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe në jugperëndim të vendit.
Në Alpe e relievet malore në verilindje-lindje-juglindje duke filluar prej orëve të pasdites reshje bore me intensitet të ulët.
Mjegull e dendur/mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/sek, përgjatë vijës bregtdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 12m/s .
Deti – Valëzimi forcës 2-3 ballë.
Kurti për bashkimin LDK-Osmani: Le të punojnë me çka dinë e ...
Rama mbledh drejtuesit politikë në selinë e PS
Kurti për shtyrjen e vendimit për katërshen e UÇK-së: Kosova...
Vrasja në Gjakovë, arrestohet edhe një i dyshuar – Policia j...
MINT publikon çmimet e reja të derivateve, shtrenjtohet naft...
Rrahje në Podujevë, një person dërgohet në mbajtje – konfisk...