Nënkryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka treguar aspekte të ndryshme të jetës personale dhe asaj profesionale në emsionin “Xing me Ermalin”, ndërsa ka ndarë një sekret për publikun kur tha se e ka bllokuar Edi Ramë në telefon, që të mos ketë mundësi të komunikojë me të.
Ermal Mamaqi e verifikoi këtë në celularin e politikanes, por më pas realizoi edhe një video për Ramën ndërkohë që pyeste Monën: “Po sikur unë tani të pyes kryeministrin se çfarë gabimi mund të ketë bërë që ti t’i bëje ‘Block’, çfarë përgjigje do më jepte mendon?”
“Të reflektojë edhe ai pra si ti”, ka thënë Kryemadhi.
Mes të tjerave, Monika zbuloi se i kishte bërë ‘Block’ në ‘Whatsapp’ bashkëshortit Ilir Meta, por gjithashtu edhe kryeministrit Edi Rama.
E pyetur për politikanin që vlerëson më shumë, ajo ka dhënë emrin e Sali Berishës, pasi është menduar pak. Kryemadhi ka pohuar se Berisha është i zgjuar dhe mbi të gjitha korrekt që i qëndron marrëveshjes politike deri në fund.
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...