Të tjera detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me vrasjen e një personi rreth 25-vjeç në Babicë të Vlorës. Mësohet se i riu është qëlluar me një plumb në kokë. Ai është gjetur i vdekur në makinën me të cilën udhëtonte, tip “Fiat Punto” me targa “TR 3784 R”.
Sipas të dhënave paraprake kanë qenë kalimtarët të cilët e kanë parë të gjakosur në makinë të riun dhe më pas kanë njoftuar policinë rreth orës 07:35.
Ngjarja e rëndë është shënuar në zonën e quajtur “Qafa e Topit” në afërsi të fshatit Babicë në një rrugë dytësore.
Viktima që është ende i paidentifikuar nuk kishte me vete asnjë kartë identifikimi, ndërsa makina rezulton në pronësi të një vajze nga Tirana, shkruan Abc News.
I riu është ekzekutuar me një plumb në kokë, ndërsa policia po punon për identifikimin e tij.
Njoftimi i policisë:
Më datë 21.08.2021, rreth orës 07:35, në aksin rrugor Vlorë-Babicë, në rrethanave ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete brenda në automjet, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 25 vjeç, dyshohet se ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit. Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Osmani në mbështetje të fëmijëve me autizëm: Meritojnë mirëk...
Deputetët e PDK, LDK, AAK thërrasin mbledhje të komisionit p...
“Shqipëria gëzon respekt në arenën ndërkombëtare”, Rama: 1.5...
Pas presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, largohet...
Konjufca takon Malajn, theksohet koordinimi i përbashkët në ...
Tërmet i fuqishëm godet Indonezinë, një person mbetet i vdek...