Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi i është bashkuar sot aktivitetit “Të Besoj”, organizuar nga UNICEF Albania dhe Bashkia Elbasan, si pjesë e fushatës kombëtare për të mbështetur ndërgjegjësimin e shoqërisë shqiptare, në lidhje me problematikën e abuzimit dhe dhunës seksuale të fëmijëve.
“Si Ministri e Arsimit, Sportit dhe Rinisë po punojmë fort çdo ditë që t’i kthejmë shkollat tona në mjedise miqësore ku jo vetëm mësohet, por edhe ofrohet qetësi dhe mbështetje reale për të gjithë nxënësit. Shkollat luajnë një rol të rëndësishëm në zbulimin, parandalimin, por edhe ndërgjegjësimin kundër fenomenit të abuzimit seksual të fëmijëve”- nënvizon Kushi.
Ajo shton se janë ndërmarrë masa konkrete për ta fuqizuar parandalimin e këtij fenomeni, duke përgatitur udhëzues dhe manuale për nxënësit, mësuesit dhe psikologët shkollorë, si dhe me projekte konkrete që ndihmojnë për ta luftuar dhe parandaluar këtë fenomen.
“Njëkohësisht, është shumë e rëndësishme që të gjitha institucionet të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën dhe komunitetet shkollore, për t’u përfshirë në fushata të tilla”- shprehet ministrja./arbresh.info
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...