Ministria Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se duke nisur nga dita e hënë, 22 Qershor 2020, do të lejohen te gjitha linjat e transportit detar ndërkombëtar të pasagjerëve.
DEKLARATË PËR MEDIA
Ministria Infrastrukturës dhe Energjisë së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme Detare po punon për të bërë të mundur rifillimin gradual dhe të sigurt të transportit ndërkombëtar detar të pasagjerëve.
I gjithë ky proces ka në fokus garantimin e sigurisë së shëndetit të pasagjerëve, duke përmbushur në mënyrë rigoroze të gjitha protokollet e sigurisë të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë, bazuar në udhëzimet e organizmave ndërkombëtare.
Duke marrë në konsideratë kërkesat e operatorëve të licensuar në transportin detar të pasagjerëve dhe deklaratën e Komisionit Evropian të datës 11 qershor 2020, për heqjen e kufizimeve të udhëtimit duke filluar nga 1 Korrik 2020, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se duke nisur nga dita e hënë, 22 Qershor 2020, do të lejohen te gjitha linjat e transportit ndërkombëtar të pasagjerëve.
Në këtë situatë të re, përgjegjësia do të jetë shoqërive të transportit ndërkombëtar detar të pasagjerëve, të cilat duhet të ndërmarrin hapat e nevojshëm, për të mundësuar rezervimin e lundrimit për dhe nga Portet e Republikës së Shqipërisë.
Shoqëritë e Transportit ndërkombëtar detar të pasagjerëve do të jenë përgjegjëse edhe për të informuar pasagjerët për kufizimet e mundshme në fuqi për nisjet nga portet e Republikës së Shqipërisë dhe destinacionin e synuar si dhe rregullat e kujdesit dhe sigurisë së shëndetit në destiancionin ku ata do të mbërrijnë.
Drejtoria e Përgjithshme Detare do të monitorojë zbatimin e të gjitha masave si dhe planin e veprimit për zbatimin e detyrimeve të parashikuara në Protokollin e Operimit të Transportit Detar, të miratuar me Urdhërin Nr.169, datë 5 qershor 2020, të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme Detare dhe portet detare në vend është e angazhuar për të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm në mënyrë që të garantohen lundrime të sigurta duke mos cenuar sigurinë e shëndetit të punonjësve të sektorit dhe të pasagjerëve.
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...