Kryeministri i RMV-së Hristijan Mickoski ka folur për mundësinë e ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia në rrugën drejt BE-së. Ai tha se kjo do të ndodh dhe se është mesazh i keq për popullin.
Mickoski gjithashtu tha se Maqedonia ka bërë shumë të cilat shtetet tjera nuk i kanë bërë, por që pengesë mbetet vetoja bullgare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Shikoni, kjo me shumë gjasa do të ndodhë, po. Kjo u njoftua që kur isha në Bruksel, dhe u tha. Kjo është sërish diçka me të cilët tregohet mesazh i keq ndaj qytetarëve të Maqedonisë. Sepse ne si shtet kemi kaluar shumë në këto dy dekada e gjysmë, që kur e kemi nisur rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotë në BE”, tha mes tjerash Mickoski.
Ndryshe, ambasadorët e vendeve të BE-së një zëri vendosën të fillojnë negociatat me Shqipërinë për anëtarësim në BE.
Kjo do të ndodhë më 15 tetor në Luksemburg, në kuadër të Konferencës Ndërqeveritare “BE-Shqipëri”./Telegrafi/
Vidhet arka për bamirësi në xhaminë e fshatit Siqevë në Pris...
Hezbollahut po i mbarojnë fondet, ndërsa Izraeli vazhdon bom...
Sylvinho tregon se çfarë kishte Çekia më shumë se Shqipëria
Këto janë arsyet se pse zgjoheni nga gjumi të uritur
Moti në Shqipëri
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën