Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi sot Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë ku u prit nga Kryepeshkopi i Shqipërisë, Fortlumturia e tij Anastasi dhe klerikë të tjerë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Presidenti Meta uroi drejtuesit e lartë të KAOSH-it dhe të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë duke shprehur bindjen se nëpërmjet besimit në Zot e me vlerat më të mira shpirtërore dhe bashkëpunimit me njëri-tjetrin, shpresat për një jetë më të mirë do të ringjallen te të gjithë shqiptarët.
“Kjo është një ditë e jashtëzakonshme kundër dëshpërimit dhe fatalitetit, si dhe e shpresës dhe e entuziazmit për një të ardhme më të mirë. Është një ditë e triumfit të jetës mbi vdekjen, të së mirës mbi të keqen, të shpresës mbi frikën dhe mbi pasigurinë. Është një ditë, që na bashkon të gjithëve e që na ndihmon të reflektojmë për më shumë bashkëpunim dhe harmoni, për të mirën e përbashkët.” – u shpreh Presidenti Meta./atsh
21 aksidente me të lënduar dhe mbi 1800 tiketa trafiku brend...
Përleshje për pronë mes vëllezërve në Mitrovicë
28 vjet nga Beteja e Llapushnikut
Të gjithë sytë në “El Clasico”, derbi që mund të vendosë tit...
SHBA pret përgjigjen e Iranit, Britania dërgon luftanije në ...
Anija “MV Hondius” ku shpërtheu hantavirusi mbërrin në porti...