Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë vizitës së tij në Kroaci, ka vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve.
Në takimin me presidenten kroate, Kolinda Kitoravic, Meta theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë një model për rajonin e Ballkanit.

‘Marrëdhëniet e shkëlqyera shqiptaro-kroate janë model në rajonin tonë, ato mbështeten në lidhjet e forta historike mes dy kombeve e ndajnë vizionin e përbashkët euroatlantik.
Në themel të tyre qëndrojnë denjësisht kontributi, vetëmohimi dhe sakrificat e shqiptarëve në luftën heroike për pavarësi të Kroacisë’, shkruan Meta në Facebook.

Ndërkohë që më herët Meta i shoqëruar nga presidentja kroate, ka zhvilluar dhe një takim me Arbanasit e Zarës.
‘I mbushur me emocione mes Arbanasve të Zarës, kësaj pjese të rëndësishme të trungut të lashtë të popullit tonë në brigjet e Dalmacisë, këtij “ oazi të shqiptarëve në Kroaci”, shkruan kreu i shtetit në një tjetër postim në Facebook.

Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër
E trishtë: Nesër u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve nga...
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...