Ashtu si edhe në protestat e shkuara, edhe protesta që po zhvillohet tani para kryeministrisë ka bërë jehonë në mediat botërore, kryesisht ato në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Britaninë e Madhe.
Prestigjozet “New York Times”, “Washington Post” dhe “Boston 25 News” i kanë kushtuar një artikull protestës së shtatë mbarëkombëtare të opozitës së bashkuar, duke venë theksin te kërkesa për zgjedhje të parakohshme.
“Mijëra mbështetës të opozitës shqiptare kanë dalë përsëri në rrugë për të kërkuar zgjedhje të parakohshme, pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga ndërkombëtarët për t’u ulur për bisedime”, nis artikullin e tij Washington Post”.
Ndërsa “New York Times” shkruan se, “mbështetësit e opozitës së qendrës së djathtë të Partisë Demokratike janë mbledhur këtë të dielë para selisë së qeverisë duke akuzuar kryeministrin Edi Rama të Partisë Socialiste të qendrës së majtë për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar. Ata duan që Rama të japë dorëheqjen dhe një qeveri tranzitore të çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakoshme”.
Deputeti i VV’së: Mund të ketë emër tjetër për president për...
Plagoset një person në Mitrovicë
Deputeti kanadez uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
14 persona arrestohen dhe më pas lirohen në Gjilan për falsi...
Vetaksident fatal në rrugën Prishtinë–Pejë, humb jetën një s...
Macron: Pushtimi i Ukrainës ka dobësuar Rusinë dhe fuqizuar ...