Vidhte ç’t’i dilte përpara dhe nuk kursehej në “shënjestrat” e tij. Një 29 vjeçar nga Elbasani u arrestua pas të paktën 6 grabitje të dokumentuara brenda një muaji. I riu me iniciale M.J, banues në lagjen “Vullnetari” të qytetit, përdorte të gjitha mjetet për të realizuar qëllimet e tij, e midis tyre edhe një qafore leshi deveje me ngjyrë të zezë dhe shirita. Policia nuk sqaron se për çfarë e përdorte këtë send.
“Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhural unaza, varëse, byzylyk, disa monedha metalike, aparatet celularë. Si dhe materialet që autori dyshohet se i ka përdorur për të kryer vjedhjet, një çantë, sqepar, një palë pinca, 2 kaçavida, një levë metalike, një palë gërshërë prerëse, një material qafore leshi deveje me ngjyrë të zezë dhe shirita”, thuhet në komunikatë.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas në kohë dhe vende të ndryshme ka kryer një sërë vjedhjesh në qytetin e Elbasanit, dhe konkretisht:
• Më datë 19. 09. 2018, në lagjen “Qemal Stafa” Elbasanit, dyshohet se ka vjedhur një argjendari në pronësi të shtetasit Xh. H.
• Më datë 08. 09. 2018, në lagjen “Luigj Gurakuqi” , Elbasan, dyshohet se ka vjedhur dyqanin e shtetasit Sh. A.
• Më datë 05. 09. 2018, në lagjen “Syrja Dylgjeri”, Elbasan, dyshohet se ka vjedhur dyqanit (Kioskë) në pronësi të shtetasit P. S.
• Më datë 05. 09. 2018, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, dyshohet se ka vjedhur dyqani (Kioskë) në pronësi të shtetasit A. I.
• Më datë 03. 09. 2018, në lagjen “5 Maji Elbasan”, dyshohet se ka vjedhur dyqanin e shtetasit H. F.,
• Më datë 13. 08. 2018, në lagjen “Viserian Xhuvani” , Elbasan, dyshohet se ka vjedhur dyqanin e shtetasit V. K.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan./oranews
Aston Villa fantastike, arriti suksesin që e kishte pritur q...
Tregtonin lëndë piroteknike në Sarandë, nën hetim dy pronarë...
DnV: Deri në orën 12:00 kanë votuar 13.7% e qytetarëve
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit vizitoi dho...
Voton Sveçla, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje
Dy të vdekur në Suedi, stuhia dimërore vdekjeprurëse godet v...