Reshjet që kanë goditur vendin në 24 orët e fundit cilësohet si reshjet më të mëdha në vlerë absolute në histori nga Emergjencat Civile.
Kryeministri Edi Rama mblodhi rreth orës 18:00 të së premtes Komitetin e Koordinimit dhe Menaxhimit të Emergjencave Civile.
Parashikimet nga specialistët e EC bëjne fjalë për një përmirësim të lehtë të situatës në veri të vendit, por kërkojnë vëmendje në jug, ku në fundjavë kërcënimi më i madh mbërrin nga Vjosa dhe Semani.
Sipas Emergjencave Civile, prurjet në Vjosë dhe Seman në datën 2 dhe 3 pritet të dhjetëfishohen në krahasim me prurjet para fillimit të reshjeve.
EC thotë se situata do të ketë një përmirësim të lehtë në datën 4 dhjetor e në vijim, shkruan top channel.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka tha se në krahasim me përmbytjet në vitin 2015, prezenca e ushtrisë në terren në ndihmë të qytetarëve është pesëfishuar.
Edhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj deklaroi se angazhimi i Policisë së Shtetit ka qenë maksimal./Top Channel
Zjarri në Tiranë, Rama: Banorët e prekur do mbështeten me bo...
Fushë Kosova, Obiliqi dhe Kalabria mbesin pa ujë edhe sot pa...
Irani mbyll sërish ngushticën e Hormuzit: Nën kontrollin ton...
Dita e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, Rama: Po nderojm...
Hoti: Duhet të bëjmë padi ndaj Serbisë dhe të kërkojmë drejt...
Zbulohet laborator i madh droge në një fshat të Pejës