Teksa procesi i numërimit të votave është në mbyllje e sipër në të gjithë Shqipërinë, vetëm në dy qarqe ende nuk ka një rezultat final.
Nga të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kanë mbetur edhe 354 vendvotime për t’u numëruar.
Tirana dhe Durrësi janë dy qarqet ku beteja po vazhdon.
Sipas KQZ-së, deri në orën 12:00, Partia Socialiste ka marr 702,255 vota apo 48.65 për qind, ndjekur nga Partia Demokratike me 568,631 vota apo 39.39 për qind.
Lëvizja Socialiste për Integrim ka marr 99,192 vota apo 6.87 për qind dhe Partia Socialdemokrate me 32,463 vota apo 2.25 për qind.
Në këto zgjedhje kanë pasur të drejtë të votojnë 3,588,869 qytetarë me të drejtë vote./Telegrafi/

“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...
Aksident fatal në Athinë, vdes një 16-vjeçar shqiptar
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...