Ambasada e SHBA në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve të mos bien pre e mashtrimeve gjatë aplikimit për vizat amerikane.
Ambasada Amerikane paralajmëron se nëse aplikimi plotësohet gabim nga këto agjenci, përgjegjës mbetet qytetari dhe viza mund të refuzohet ose të anulohet.
“Mos i beso askujt që premton të të ndihmojë të marrësh një vizë amerikane në këmbim të parave. Agjencitë e vizave kanë si qëllim kryesor të fitojnë para, JO të të japin këshilla të mira. Nëse ata e plotësojnë aplikimin tënd gabim ose me informacion të rremë, Ti je përgjegjës. Aplikimi yt do të refuzohet dhe çdo vizë e vlefshme mund të anulohet. Kurseni paratë tuaja dhe shmangni mashtrimet, ne ofrojmë informacion se si ta plotësoni vetë aplikacionin tuaj falas”, thuhet në reagimin e ambasadës.
Në një video të publikuar në rrjete sociale, ambasada amerikane apelon që të shmangin konsulencat të cilat ofrojnë shërbim për vizat amerikane në këmbim të parave./rtsh
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...
Vjedhje në një xhami në Ferizaj, dëmtohen edhe kamerat e sig...
Peter Magyar i drejtohet turmës: Së bashku e çliruam Hungari...
“Të kalosh një emër të madh si Samuel Eto’o është një ...