Marrëveshja ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë për kampin e refugjatëve në Lezhë rijetëzohet sërish.
Mediat italiane njoftojnë se anija ushtarake “Kasiopea” me 49 emigrantë është nisur drejtë brigjeve të Shën Gjinit.
Kjo është herë e tretë që në portin e Shëngjinit do të mbërrijnë emigrantë të cilët do të trajtohen në qendrat pritëse të ngritura në Gjadër të Lezhës.
Dy transfertat e para dështuan për shkak se drejtësia italiane vendosi kundër marrëveshjes. Por këtë herë kjo gjë pritet të mos ndodhë pas vendimit të Gjykatës së Lartë në Romë që e legjitimoi marrëveshjen Rama-Meloni, shkruan A2 CNN.
Qendra pritëse e emigrantëve në Gjadër të Lezhës nisi operimin në shtatorin e 2024 pas ndërtimit nga pala italiane. Sipas marrëveshjes, territori i dy qendrave pritëse administrohet nga pala italiane, ndërsa autoritetet shqiptare janë në mbështetje të tyre.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...