Nga dogana e Hanit të Hotit, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka njoftuar se do të shkurtohet koha e pritjes në pikat kufitare të Shqipërisë.
Lleshaj duke sjellë në vëmendje shembullin me Kosovën, tha se në Morinë është shkurtuar koha e pritjes me 50%, por po punohet që kjo kohë të jetë 0%.
“Duhet t’i përmirësojmë portat hyrëse të Shqipërisë, krijon kushte për ta përmirësuar shërbimin tonë. I rëndësishëm edhe për turizmin në vend. Që t’i përballojë këto flukse, duhet t’i përgjigjemi me investime. E rëndësishme është edhe lehtësimi i kalimit në pikat kufitare që flukset të mos bllokohen, siguria të mos cënohet.
Në Morinë kemi aplikuar kontrollin e përbashkët, ka bërë që koha e pritjes të ulet me 50%, synojmë që të ulet edhe më shumë, por duam ta bëjmë 0% kohën e pritjes në të gjitha doganat. Duhet të rrisim profesionalizmin e punonjësve në portat e Shqipërisë”, tha Lleshaj./TCH
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...