Deputetët e opozitës së re kërkojnë interpelancën e parë me një anëtar të qeverisë. Ralf Gjoni, nga lista e LSI-së, dhe Myslim Murrizi, nga lista e PD-së, do t’i kërkojnë ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj shpjegime për grabitjen e ndodhur në Rinas.
Interpelanca do të mbahet këtë të enjte dhe kërkesa e 11 deputetëve të opozitës ka si pyetje kryesore planin e masave të marra nga institucionet ligjzbatuese për mbrojtjen e sigurisë kombëtare.
Pyetur nga Top Channel, deputeti Ralf Gjoni tha se propozimin për interpelancë e bëri, pasi beson se janë shkelur rëndë rregullat e ruajtjes së sigurisë së aeroportit dhe jetës së qytetarëve.
“Grabitja e habitshme e aeroportit gjatë javës së shkuar është tregues i qartë se, Shqipëria ka probleme serioze me ruajtjen e territorit të saj dhe se shteti nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të garantuar sigurinë kombëtare. Ndaj dhe Kuvendi e ka për detyrë t’i kërkojë llogari ministrit të Brendshëm për masat që po merren në këtë drejtim. Falënderoj deputetët firmëtare dhe në veçanti zotin Murrizi për mbështetjen e kësaj interpelance”, thotë Gjoni.
Gjatë seancës së shkuar të Parlamentit, duke replikuar me ministrin e Brendshëm, Gjoni u shpreh se, “pavarësisht respektit për ministrin Sandër Lleshaj, nëse ai do të ishte në vendin e tij do të jepte dorëheqjen, nëse autorët e grabitjes nuk arrestohen dhe paratë nuk konfiskohen”.
Ermonela Felaj, kryetare e Komisionit parlamentar të Sigurisë e përjashtoi mundësinë e thirrjes së autoriteteve përgjegjëse në një seancë dëgjimore në komision për grabitjen në Rinas.
“Çështja e Rinasit është çështje në hetim. Ne mundemi të thërrasim një seancë dëgjimore nëqoftëse do të ketë një kërkesë vetëm për të sqaruar publikun mbi rezultatin e hetimeve. Ndërkohë, nuk mundemi të ndërhyjmë ne, në hetimin që ka për detyrë të zhvillojë një organ i pavarur kushtetues, siç është Prokuroria”, tha Ermonela Felaj./TCH/
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...