Kur ka kanë kaluar jo më pak se 6 orë nga ngjarja e ditës së sotme në Shkodër, ku mbetën të vrarë në një atentat mafioz dy vellezër, Astrit Bilali dhe Ibrahim Bilali, Ministri Lleshaj ka dalë në deklaratë ku ka zbuluar arsyet përse u vranë dy vëllezërit.
Sipas Lleshaj, që ishte në një takim në Shkodër në orët e fundit, vëllezërit u vranë për larje hesapesh.
‘Erdha ne Shkodër për ketë arsye por edhe për ngjarjen e rende te ndodhur. Është vrasje për larje hesapesh ne Shkodër. Forcat e policisë po bëjnë maksimumin për ta zbardhur ngjarjen’
Në fakt kjo është një deklaratë shumë e çuditshme e thënë nga goja e një ministri të Brendshëm, jo vetëm për profilin e tij politik si ministër, por edhe për një ngjarje e cila nuk është zbardhur ende.
Si doli Ministri Lleshaj në një pistë të tillë, askush nuk di ta thotë, ndërkohë që nuk ka asnjë autor për ngjarjen.
Por jo vetëm për këtë ngjarje, por edhe për 11 vrasje të tjera të ndodhur në harkun kohor të një viti në Shkodër./LajmiiFundit.al/
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...