Gazetarja Klodiana Lala ka treguar se Bardhok Pllanaj, i cili u ekzekutua në Shkodër, ishte një person i cili kishte lidhje të forta me botën e krimit dhe kontakte me organet ligjzbatuese dhe politikën.
Lala tha në emisionin “Opinion” se Pllanaj në vitin 2012 në bashkëpunim me një person nga fisid Rraja, kanë bashkëpunuar për trafikimin e lëndëve narkotike. Po ashtu, ajo shprehet se emri i Pllanajt ishte i përfshirë dhe në Dosjen 339, ku përfshihen hetimet për krime zgjedhore, por dhe për laboratorin e drogës në Brenog të Hasit.
“Bardhak Pllanaj quhej “kumbar” i grupeve kriminale se mbante raporte mes grupeve kriminale, në një far mënyre ai ishte ekuilibrusi mes tyre. Pllanaj qëndronte në Shkodër pa makinë të blinduar se e konsideronte veten mbi palët për shkak të lidhjet forta në Policia dhe në ato ligjzbatuese, lidhje politike dhe për shkak të kapacitetit financiar. Në vitin 2012, Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi hetimet për një grup kriminal që trafikonte drogë nga Himara. Fillimisht u hetua ai grup dhe u godit. Bardhok Pllanaj bashkë me pjesëtarë me të fisit Rraja nga Fushë-Kruja filluan ti hidhnin çantat në det dhe ca çanta u fotografuan autoritetet. Gjykata arriti të arrestonte disa, i vetmi që nuk ishte prekur ishte Bardhok Pllanaj i cili ishte kryesori në këtë histori dhe me një djalë nga Vlora. U arrestuan më vonë ata, 2 vite e gjysmë më vonë. Bardhok Pllanaj ka qerndruat në një kohë të shkurtër se i prokurorisë për arsye se kishte probleme shëndetësore. Emrin e Pllanaj e kam gjetur në dosjen 339, mes të tjerave dilnin disa grupe kriminale, mes tyre dhe Avdulajt, dhe diskutonin për zgjedhjen e Presidentit të FSH. Ka disa telefonata të Pllanajt në drejtim të disa grupeve kriminale, të cilëve nuk iu kërkonte, por u kërkonkte qe nuk duhet të preknin një nga personat e FSHF.”-tha Lala.
Kryetari i Leposaviqit kaloi natën i bllokuar brenda objekti...
Kryetarët e Zubin Potokut dhe Zveçanit sot s’do të shkojnë n...
Serbët kanë paralajmëruar edhe sot protesta në veri
Sot mot me diell dhe riga shiu
Anulohet aktiviteti në kuadër të ushtrimit “Defender Evropë ...
Ngjarjet e ditës së sotme në Kosovë