Ky është krimineli që po i merr në qafë adoleshentet (FOTO)

10:43 | 9 Gusht 2017

Quhet Thimio Rubati, ose Sandri Rubati. Identiteti i tij ka ndryshuar disa herë dhe nuk është një emër i panjohur për policinë. Në vitin 2002 është arrestuar për trafikim minorenësh ndërsa në vitin 2012 për rrëmbimin e një 16 vjeçareje.

Ka qenë faqja në Instagram “Demaskimet Shqiptare” ajo që e ka kthyer sërish në vëmendje këtë 42- vjeçar nga Saranda, i cili, siç është thënë më parë, është baba i dy fëmijëve, burrë i martuar dhe njëkohësisht “preferon të njomat”, pra vajzat e vogla në moshë, me të cilat përmbush fantazitë e tij seksuale dhe nuk nguron as të fotografohet  për t’i patur si”prova” për “burrërinë e tij”.

Thimjo nga Saranda është denoncuar edhe herë të tjera, por me sa duket, mbështetjet e tij në polici janë të mëdha, e ndaj ka shpëtuar pa asnjë problem. Mbi të gjitha, duket se asgjë nuk i bën më përshtypje Thimbjo Rubatit dhe vijon punën e tij pa u shqetësuar, gjithmonë me vajza të vogla në moshë.

“Thimjo Rubati, 42-vjeç, i dënuar që në 2002 për trafikim minorenësh, përdhunim, 2012 për rrëmbim të një 16-vjeçarejë. Makina që i vjedh jashtë shtetit dhe i shet në Shqipëri. Si makina e 1 vipe të njohur që ia ka dhuruar (por që s’po e përmendim emrin 😉 ) vajza në foto është vetem 16 vjeçe dhe Thimjo jo vetëm që e mban me presione, por edhe gruaja e tij dhe njerëzit e afërm janë në dieni të çdo gjëje. Pedofilia on fire! I kap vajzat me presione pastaj i masakron nëse ato flasin. 1 manjak i ndyrë që duke qenë person problematik, jo vetëm që duhet të ishte brenda në burg prej kohësh, por duhet ti kishte paguar edhe DEMSHPERBLIM vajzave që ai i rrëmbente për arsye interesi. E dini pse është jashtë? Sepse babai i gruas së vetë është shef policie. Shteti shqiptar sikur të fillonte spastrimin e këtyre specieve në shoqëri që kanë zënë rrënjë do ishte më mirë se sa të merreshe me persona që shesin në rrug ushqime për të mbajtur veten me bukë. Rraca e Thimjos është SHUMUAR DHE TE GJITH JU DUHET TE KONTRIBONI PER TI CRRENJOSUR KETO PSIKOPAT QE CENOJN JETEN E CDOKUJT. Mosha është vetem 1 numër, por numri i policisë jo, dhe nëse policia nuk zgjidh gjë, fuqia 4 është MEDIA”, – shkruajnë Demaskime Shqiptar.

sdfdgd vbfgf xcvcxb

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara