Lidhur me atentatin me armë zjarri të ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Shkodër, burime policore bëjnë me dije se është arrestuar autori i dyshuar, Ragip Gilaj, banues në Shkodër.
Policia bën me dije se ai është kapur bashkë me armën e krimit dhe makinën që ka tentuar të largohet.

LEXO EDHE:
Në momentin e ngjarjes, i dyshuari Ragip Gilaj ishte me skafandër në kokë dhe me një veshje blu ndërkohë që ka hapur zjarr në drejtim të personave të plagosur.
Ragip Gilaj është personi i paraqitur në foto i cili la të plagosur 3 persona dhe dy viktima në qendër të Shkodrës, ndërkohë ende nuk bëhen me dije rrethanat dhe motivet e ngjarjes./euronews.al

LEXO EDHE:
Blloku A4 ndalet sonte në mesnatë, do t’i nënshtrohet remont...
FFK: Fitorja ndaj Andorrës iu dedikua Fatjonit, në shenjë re...
UEFA shpreh ngushëllime për vdekjen e Fatjon Bunjakut
“Na duhet një partner i fortë”: Ndërkombëtarët kërkojnë form...
Policia intensifikon kontrollet ndaj motoçikletave, konfisko...
Objektivi i parë i Iraolës në krye të Liverpoolit është ish-...