Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në seancën e kësaj të enjteje ministrat e rinj të qeverisë, të akredituar së fundmi edhe nga presidenti i Republikës.
Kështu, deputetët e mazhorancës kanë votuar me 75 vota pro shkarkimin e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe me 76 vota emërimin në vend të tij të Fatmir Xhafajt.
Në të njëjtën mënyrë, me 78 vota pro është miratuar dekreti për shkarkimin e Ilir Beqjas dhe me 79 emërimin si ministre të Shëndetësisë të Ogerta Manastirliut.
Ndërkohë, 78 vota pro janë dhënë për shkarkimin e ministrit Bledi Çuçi dhe 76 për zëvendësimin e tij nga Eduard Shalsi.
Ndërsa votimi për shkarkimin e ministrit të Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi ka patur 76 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim dhe me të njëjtin kuorum është votuar zëvendësimi i tij nga Olta Xhaçka.
Me çka po merret Gjesti kohëve të fundit?
Rama pas takimit me homologun grek: Ne duam t’u bashkohemi j...
Hoxha takim me homologun grek: Kapitull i ri në marrëdhëniet...
Dukagjini, finalisti i dytë i Kupës
“Ne kundër botës”, Brikena poston video me Mateo...
Ariu i zi ngec në një pemë për disa orë në New York, dalin p...