Kuvendi i Shqipërisë zhvillon nesër seancën e parë të legjislaturës së 11-të, ku janë parashikuar dy mbledhje. Ajo e paradites ka karakter ceremonial, drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë dhe i vetmi vendim që merr është ngritja e komisionit që verifikon mandatet e deputetëve.
Kreu demokrat, Sali Berisha ka refuzuar të zhvillojë këtë ceremoni bashkë me deputetin Tritan Shehu dhe pritet që seancën ta hapë ligjvënësi socialist Vasil Llajo. Parlamenti rimblidhet sërish pasditen e nesërme dhe deputetët bëjnë betimin, shkruan A2 CNN, transmeton Klankosova.tv.
Në këtë seancë do të zgjidhet me votim të fshehtë kryetari i ri i Kuvendit, post për të cilin kryeministri Edi Rama propozoi Niko Peleshin dhe nënkryetare nga PS, Klodiana Spahiu. Ndërsa Berisha zgjodhi të mos ndryshojë emrin e përfaqësuesit të demokratëve dhe pritet që Agron Gjekmarkaj të votohet nënkryetar i Kuvendit.
Sipas Kushtetutës, Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, emëron Kryeministrin me propozim të partisë që ka shumicën e vendeve në Kuvend.
Kryeministri Rama paraqet brenda 10 ditëve në Parlament programin politik të Këshillit të Ministrave së bashku me përbërjen e tij.
Në ditëlindjen e 24-të, Dj Gimbo i sjell defatore Selin Boll...
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...