Paraditen e sotme policia italiane angazhoi më shumë se 200 policë në një operacion të madh antimafia që u zhvillua në Romë dhe Napoli.
19 persona u vunë në pranga, mes tyre edhe shqiptarë.
Mediat italiane zbulojnë se u arrestua edhe një emër i njohur për policinë italiane, shqiptari i quajtur Arben Zogu, ose siç njihet ndryshe Ricky l’albanese.
Ai është krahu i djathtë i bosit të Camorras.
Ky operacion solli shkatërrimin e dy organizatave kriminale që lidheshin me dy nga familjet më afamëkeqe të krimit në Itali si Ndrangheta dhe Camorra.
Policia kontrolloi 44 banesa, disa prej tyre në lagjen periferike romane San Basilio.
Hetimet kanë zbardhur se këto dy grupime kriminale të armatosura e me aktivitet me trafikun drogës vepronin në bashkëpunim me njëra-tjetrën. Grupimi i parë drejtohet nga Salvatore e Genny Esposito, djemtë e bosit kamorrist Luigi Esposito i njohur me nofkën Naccella.
Ndërsa grupi tjetër nga Vincenzo Pollito i cili bashkëpunonte me mafian kalabreze Ndrangheta të familjeve Filipone e Gallico të cilat veprojnë në provincën e Romës./Gazeta Express
Sylejman Elshani emërohet zëvendësministër në Ministrinë e S...
Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ush...
Sulm me dron në një zonë me naftë në Emiratet e Bashkuara
Osmani në takimin lamtumirës me Orav: BE-ja mbetet partner k...
Mbappé rikthehet në stërvitje para ndeshjes me Cityn, por pr...
Arbeloa para ndeshjes me Man Cityn: Duhet nivel edhe më i la...