Kroacia ka hedhur poshtë pretendimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiqin lidhur me marrëveshjen e sigurisë mes saj, Shqipërisë dhe Kosovës, duke e akuzuar atë për keqinterpretim të qëllimshëm.
Ministria kroate e Mbrojtjes theksoi se marrëveshja nuk ka karakter ushtarak, por synon bashkëpunim teknik, shkëmbim njohurish dhe koordinim në industrinë e mbrojtjes për të forcuar stabilitetin rajonal. Sipas Zagrebit zyrtar, dokumenti është pjesë e përpjekjeve për të mbështetur integrimin euroatlantik të Shqipërisë dhe Kosovës.
Ministri i Mbrojtjes, Ivan Anusiq, ka deklaruar se shqetësimet e ngritura nga Beogradi janë të pabazuara dhe ka rikujtuar edhe marrëveshjen e vitit 2010 mes Serbisë dhe Kroacisë, e cila sipas tij është më e gjerë se kjo nismë trepalëshe.
Ndërkohë, NATO u ka bërë thirrje palëve të veprojnë me përgjegjësi, ndërsa Kroacia ka theksuar se si anëtare e BE-së dhe NATO-s do të vazhdojë të ndjekë një politikë të pavarur dhe transparente në rajon.
Aksion policor në veri, Sveçla publikon pamje nga vendngjarj...
Teherani i vendosur: Anijet duhet të paguajnë për të kaluar ...
Jurgen Klopp refuzon Liverpoolin dhe Real Madridin, vendos p...
Dy anije indiane që po transportonin naftë sulmohen në Ngush...
Konjufca në takim me ministrat e Ballkanit Perëndimor në Tur...
Kryediplomati shqiptar: Sovraniteti i Kosovës s’mund dhe nuk...