Ministrja e Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë, dhe Inovacionit Mimoza Kusari-Lila ka thënë se mbeten të përkushtuar të jenë urë lidhëse mes institucioneve dhe bizneseve.
Ajo theskoi se mekanizmat për aftësim profesional janë kyç për rritjen e kapacitete, ku ka folur për skemën e granteve për arsimin dual.
“Mekanizmat për aftësimin profesional janë kyç për rritjen e kapaciteteve të bizneseve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit privat. Si ministri, mbetemi të përkushtuar të jemi urë lidhëse mes institucioneve dhe bizneseve, duke adresuar nevojat e tyre në mënyrë konkrete.Kjo skemë është një mundësi e mirë për të forcuar lidhjen mes arsimit dhe tregut të punës, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin e fuqisë punëtore të kualifikuar. Ftoj të gjitha bizneset që të aplikojnë dhe të përfitojnë nga kjo mbështetje, duke investuar në zhvillimin e kapaciteteve të tyre dhe në të ardhmen e punësimit në vend”, ka shkruar Kusari-Lila.
Skema mbështetet nga projekti “Shkathtësitë për Punësim të Qëndrueshëm në Kosovë”, i financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe i implementuar nga ministria jonë përmes KIESA në bashkëpunim me LuxDev.
Papa: Nuk është në interesin tim të debatoj me Trump
Kosova në disavantazh pas pjesës së parë ndaj Bullgarisë
Përleshje mes tre personave në Ferizaj, policia sekuestron n...
Ngjarje e rëndë në Itali – Shqiptari vret ish-gruan, partner...
Armatimi i gjetur në Zubin Potok, Policia jep detaje se çfar...
Aksion policor në veri, Sveçla publikon pamje nga vendngjarj...