Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga samiti “Në Mbrojtje të Demokracisë” i cili zhvillohet këtë të shtunë në Spanjë. Nga pamjet e publikuara, Rama shihet në samit teksa pritet nga homologu i tij spanjoll, Pedro Sanchez.
Pas pritjes, liderët botërorë që marrin pjesë në samit shkrepën edhe një foto. Në fokus të samitit janë sfidat që lidhen me funksionimin e institucioneve demokratike, rolin e multilaterizmit, si dhe ndikimi i teknologjisë dhe dezinformimit në shoqëritë moderne.
Diskutimet pritet të adresojnë nevojën për rregullim më të fortë të hapësirës digjitale dhe forcimin e demokracive përmes bashkëpunimit ndërkombëtar dhe reduktimit të pabarazive.
Gjatë qëndrimit në Barcelonë, Rama do të zhvillojë takime edhe me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, përveç takimit me homologun spanjoll.
Vizita në Spanjë vjen pas ndalesës në Itali, ku kreu i qeverisë shqiptare u takua me kryeministren Giorgia Meloni. Në atë takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në fusha strategjike si mbrojtja, ndërlidhja dhe menaxhimi i emigracionit.
Irani mbylli sërish Ngushticën e Hormuzit, reagon Trump: Nuk...
Kusari-Lila: Të angazhuar për të lidhur institucionet me biz...
Kroacia i përgjigjet Vuçiqit për marrëveshjen me Shqipërinë ...
Aguero i bën thirrje Alvarezit ta pranojë ofertën e Barcelon...
Rutte hedh poshtë spekulimet dhe mohon largimin e SHBA-së ng...
Rrëzohet një lis në lagjen “4 llullat” në kryeqytet, bie mbi...