Sergio Aguero ka komentuar mbi interesimin në rritje për Julian Alvarez, duke theksuar se sulmuesi i Atletico Madrid do të ishte më i përshtatshëm për Barcelonën sesa për Arsenalin.
Ish-sulmuesi i Manchester Cityt i ka bërë thirrje bashkëkombasit të tij që të shqyrtojë seriozisht një transferim te Barcelona gjatë kësaj vere, pavarësisht interesimit të fortë nga klubet e tjera europiane.
Alvarez ka tërhequr vëmendjen e disa prej skuadrave më të mëdha të kontinentit pas paraqitjeve të tij me Atleticon. Arsenali është ndër ekipet që po e monitorojnë nga afër, ndërsa raportimet sugjerojnë se klubi londinez është i gatshëm të ofrojë afërsisht 100 milionë euro për shërbimet e tij.
Megjithatë, Aguero beson se Barcelona do t’i ofronte një përshtatje më natyrale në aspektin taktik për sulmuesin 26-vjeçar, teksa klubi katalanas po planifikon të ardhmen e repartit ofensiv.
“Julian do të ishte një përforcim i mirë për çdo skuadër sot. Për Barcelonën, gjithçka varet nëse ai ndihet rehat”.
“Ekziston ana e lojtarit dhe ajo e klubit. Nëse gjërat shkojnë mirë, një ditë ai mund të jetë kampion i Ligës së Kampionëve”.
“Është shumë e vështirë për një lojtar atje, shumë komplekse. Por nëse Barcelona po e ndjek dhe ai po performon mirë, ai përshtatet në mënyrë perfekte”.
“Ai e do futbollin dhe ka diçka që jo shumë sulmues e kanë. Një angazhim shumë të madh në aspektin mbrojtës. Julian është një lojtar shumë i kompletuar”, ka deklaruar Aguero./Telegrafi/
Aksion policor në veri, Sveçla publikon pamje nga vendngjarj...
Teherani i vendosur: Anijet duhet të paguajnë për të kaluar ...
Jurgen Klopp refuzon Liverpoolin dhe Real Madridin, vendos p...
Dy anije indiane që po transportonin naftë sulmohen në Ngush...
Konjufca në takim me ministrat e Ballkanit Perëndimor në Tur...
Kryediplomati shqiptar: Sovraniteti i Kosovës s’mund dhe nuk...