Rama në Barcelonë, takim me kryeministrin Pedro Sánchez: Udhëheqës i mençur e kurajoz

14:35 | 18 Prill 2026
E.K

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë në Barcelonë, ku është takuar me homologun e tij spanjoll, Pedro Sánchez. Në rrjetet sociale, Rama ka publikuar foto nga takimi, duke e cilësuar Sánchez-in si “një udhëheqës të mençur e kurajoz dhe një mik të vyer me të cilin është privilegj të bashkëbisedosh”.

“Barcelonë, me kryeministrin Pedro Sánchez, një udhëheqës i mençur e kurajoz dhe një mik i vyer me të cilin është privilegj të bashkëbisedosh”, shkruan Rama.

Takimi mes dy kryeministrave vjen në kuadër të vizitës së Ramës në Spanjë, ku mori pjesë në mbledhjen e katërt të Samitit “Në Mbrojtje të Demokracisë”. Në Barcelonë janë mbledhur më shumë se 20 lider botërorë për këtë Samitit.