Kush mund të jetë kryeministër i qeverisë tranzitore?
Kryetarja e LSI-së e ftuar në studion e 360 gradë mbrëmjen e 18 shkurtit në Ora News deklaroi se kryeministër i qeverisë që garanton zgjedhjet e lira mund të jetë dhe një socialist, por me kusht që të mos ketë lidhje me krimin.
Monika Kryemadhi: Çdo diplomat i çdo ambasade ka embargo një punonjës të kryeministrisë. Kryeministria në 27 vite nuk ka pasur 127 punonjës, sot ka 1200 punonjës ku secili nga ata ka nën mbikqyrje një diplomat.
Laert Vasili: Po nëse Rama pranon kush është kryeministri?
Monika Kryemadhi: Këtu nuk është cështje rotacioni politik.
Laert Vasili: Kush do jetë kryeministër në këtë qeveri tranzitore?
Monika Kryemadhi: Do e vendosin shqiptarët. 10 ditë më parë takova ambasadorët e BE-së dhe u tregova se cfarë do të thotë qeveri tranzitore ose kalimtare. Kjo qeveri duhet të ketë detyrë garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.
Laert Vasili: Kush është figura që e garanton?
Monika Kryemadhi: Ta gjejnë ku të duan socialistët, ka PS figura me integritet sa të duash. Nuk i mungojnë PS-së, me kusht që të mos jenë të lidhur me krimin. Ka socialistë të palidhur me krimin sa të duash.
Xherdan Shaqiri befason te Baseli, Magnin shpjegon arsyen ps...
E dhimbshme: Vajza 8-vjeçare dërgohet pa shenja jete në Emer...
Serbia pezullon hetimet kundër ish-policit kosovar Arbnor Sp...
Vjosa Osmani: Paqja për Kosovën nënkupton drejtësi dhe refuz...
Kurti në Performancën Industriale 2025: Kosova është një adr...
Berisha del nga SPAK: Jam i vetmi politikan me vetting të pl...