Kurti: Edhe Shqipëria ka nevojë për ndryshime sikurse Kosova

11:47 | 3 Mars 2021

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me kandidatin për deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, nga LVV-ja Boiken Abazi kanë mbajtur një konferencë për media.

Në këtë konferencë, Kurti ka thënë se edhe Shqipëria ka nevojë për ndryshime sikurse Kosova.

Ai ka shtuar se mbështetja që ka LVV-ja nga qytetarët do të reflektohet edhe në zgjedhjet e 25 prillit.

“Jemi të bindur që kjo mbështetje do të reflektohet edhe në zgjedhjet e radhës, ku qytetarët duhet të zgjedhin udhëheqësit e tyre. Ndryshimet në Kosovë janë bërë, edhe Shqipëria ka nevojë për ndryshime. Shqiptarët e pakënaqur janë shpresa e Shqipërisë dhe e jona”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se edhe në Kosovë edhe në Shqipëri duhet të kthehen shqiptarët që të investojnë.

Kurti foli edhe për raportin me kryeministrin Edi Rama.

“Porsa të zgjidhet Qeveria e re e jonë, menjëherë do të filloj me Shqipërinë. Do të zhvillojmë bashkëpunim me kryeministrin Rama dhe mund të them që do t’i trajtojmë marrëveshjet e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë. Numri i zbatimi të marrëveshjeve është një shifrorë dhe marrëveshjet e marra mes dy shteteve janë tre shifrorë. Bashkëpunimi me cilën do kryeministër do ta kemi të shkëlqyer” ka thënë Kurti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara