Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë, Mirela Kumbaro ka njoftuar për projektin e ri të të Ujërave Termale të Banjës në Përmet.
Në llogarinë e saj në Facebook, Kumbaro ka publikuar pamje se si do të duket Banja në Përmet e cila është dëmtuar përgjatë viteve nga dora e njëriut, përcjell Arbresh.info.
Ndër të tjera, Kumbaro theksoi se ky projekt do të nis së zbatuar së shpejti.
“Ditë të mbarë me projektin e ri të ripërtëritjes së një destinacioni krejt të veçantë si Ujërat Termale të Bënjës në Përmet, – monument natyre – ku përgjatë viteve dora e njeriut e ka dëmtuar jo pak, e megjithatë vizitorët dhe turistët kanë ardhur duke u shtuar vit pas viti, prandaj ky projekt që nis së shpejti është një domosdoshmëri e do të krijojë kushtet për ta shijuar deri në fund këtë bukuri të rrallë duke mbrojtur natyrën”, ka shkruar ministrja Kumbaro – Furxhi./Arbresh.info
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...