Ministrja e Turizmit e Shqipërisë, Mirela Kumbaro po qëndron për vizitë në Spanjë ku është pritur në takim nga homologu i saj spanjoll, Jordi Hereu, Sekretaren e Shtetit për Turizmin Rosario Sànchez Grau.
Me anë të një postimi në Facebook, Kumbaro bëri të ditur se në Spanjë po përgatit projekte shumë të mira për turizmin në Shqipëri, përcjell Arbresh.info.
“Sot në Madrid, takime të frytshme me Ministrin e Industrisë dhe të Turizmit Jordi Hereu dhe me Sekretaren e Shtetit për Turizmin Rosario Sànchez Grau për të rritur bashkëpunimin mes dy vendeve, që së shpejti do ta formalizojmë edhe përmes një Memorandumi në inovacion, digjitalizim dhe përgatitje të burimeve njerëzore”, ka shkruar Kumbaro.
“Vizitorët nga Spanja janë rritur ndjeshëm vitet e fundit – ku në vitin 2024 pritëm rreth 110 mijë spanjollë ose +26% – teksa fluturimet direkte me disa qytete spanjolle dhe investimet në struktura hoteliere siç është gjiganti Melía konsolidojnë gjithnjë e më tepër këtë marredhënie mes Shqipërisë dhe Spanjës”, tha Kumbaro./Arbresh.info
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen