Një 48-vjeçare u arrestua në kushtet e flagrancës në fshatin Vajzë të Vlorës, pasi u kap duke kutivuar fidanë me kanabis.
‘’Vlorë, arrestohet shtetësia E. S., 48 vjeçe, banuese në fshatin Vajzë, Vlorë, pasi është kapur në flagrancë në një hapësirë territoriale të fshatit Vajzë, duke kultivuar disa fidanë të dyshuara si kanabis sativa’’, informon policia.
Ndërkohë, në Sarandë janë arrestuar 2 persona, pasi gjatë kontrollit personal nga policia, iu gjetën doza kanabisi.
‘’Sarandë, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit F. D., 24 vjeç dhe A. K., 21 vjeç, me banim në Ksamil, pasi u kapën në flagrancë në një nga rrugicat e Ksamilit, ku pas kontrollit personal këtyre shtetasve iu gjetën disa doza lëndë narkotike të dyshuara si kanabis sativa’’, thuhet në njoftmin e policisë.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./oranews
FIFA sjell ndryshime të mëdha për Kupën e Botës 2026
Ngjarje e rëndë në Itali, ndërtesa rrënohet pas shpërthimit ...
KQZ nis Programin e Vëzhguesve Ndërkombëtarë për zgjedhjet e...
Sulmuesi njofton largimin nga Tirana
Votimi në Ambasadën e Kosovës në Hagë përmbyllet me sukses
SHBA i bën thirrje Evropës të fokusohet më shumë në siguri d...