Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç në fjalën e tij në samitin që po zhvillohet në Abu Dhabi, deklaroi se vendi ka bërë hapa të mëdhenj në ndërtimin e ndërlidhjeve energjetike rajonale, duke e cilësuar këtë proces si një nga arritjet më të rëndësishme strategjike të viteve të fundit.
“Ne jemi shumë me fat që kemi kaluar fazën e ndërtimit të një ndërlidhjeje të fortë me vendet përreth nesh. Deri tani kemi ndërtuar 11 ndërlidhës, duke fituar një përvojë të gjerë dhe të shtrirë në kohë”, u shpreh kryeministri.
Sipas tij, Mali i Zi ka investuar ndjeshëm edhe në burimet njerëzore dhe kapacitetet teknike. “Kemi ndërtuar burime njerëzore që shkojnë përtej madhësisë sonë si shtet. Kompanitë tona janë teknikisht shumë të afta dhe operative për të përmbushur të gjitha detyrimet”, theksoi ai.
Një nga projektet kyçe është Korridori Transballkanik, i cili përfaqëson ndërlidhësin e 12-të dhe më të madhin deri më sot.
“Ne do ta përmbyllim këtë projekt në tremujorin e parë të këtij viti dhe jemi besimplotë që partnerët tanë në Serbi do ta vijojnë punën në dy vitet në vijim”, shtoi Spajiç.
Ky i fundit nënvizoi gjithashtu ambicien e Malit të Zi për t’u shndërruar në një bazë energjetike rajonale, në bashkëpunim të ngushtë me Shqipërinë.
“Jemi gati të prodhojmë energji të ripërtëritshme së bashku me Shqipërinë dhe ta eksportojmë atë drejt Italisë dhe Europës Perëndimore. Qëllimi ynë nuk është vetëm eksporti, por edhe përdorimi i energjisë për nevojat e brendshme”, u shpreh ai.
Në fund, kryeministri theksoi se Mali i Zi aktualisht ka një nga çmimet më të ulëta të energjisë elektrike në Europë, duke e konsideruar këtë një avantazh të rëndësishëm për qytetarët dhe ekonominë e vendit./rtsh
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...