Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ishte në Durrës ku mori pjesë edhe në mbledhjen e Komitetit Drejtues të LSI-së për qarkun në fjalë.
Gjatë fjalës së saj Kryemadhi u shpreh se, shqiptarët kanë nevojë për shpresë, ndërsa shtoi se LSI ka një strategji të qartë për të ndryshuar realitetin në Durrës dhe në të gjithë Shqipërinë.
“Durrësi ka qenë gjithmonë lokomotivë në ndryshimin e realiteteve dhe sistemeve. Shqiptarët duan sot arsim më të mirë, shëndetësi cilësore, për të pasur punë dhe me paga të mira. Shqiptarët sot janë pa shpresë. Ndryshe nga propaganda, shqiptarët sot kanë shëndetësi të shtrenjtë. Durrësi ka nevojë për frymë të ndryshimit.
Rama vazhdon të japë koncesione. Janë rritur çmimet në mënyrë katastrofike. Shqiptarët sot duan shpresë dhe LSI do rigjallërojë jetën e qytetarëve me planin e saj strategjik e ekonomik për të ndryshuar realitetin në Durrës dhe në mbarë Shqipërinë. Ne jemi të vendosur për të rritur ekonominë e qytetarëve”, u shpreh kryetarja e LSI.
Sipas saj, kush voton LSI në 25 prill, voton për të ardhmen e vendit.
“Premtimet e Ramës janë një maskë. Ne duhet t’ju kthejmë besimin qytetarëve. Duke votuar LSI-në, do të votojnë të ardhmen. Sot në Durrës, por edhe në qarqe të tjera jemi optimistë për të sjellë ndryshimin e shumëpritur”, tha ndër të tjera Kryemadhi./oranews
Kurti: Ekspozita për krimet në Kosovë të korrigjohet dhe të ...
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё