Disa toka janë përmbytur në fshatrat e Krujës, ndërsa niveli i lumit ka rënë.
Në Thumanë, deri tani nuk ka asnjë familje me prani uji në banesa përveç ujit në oborret e shtëpive. Janë përmbytur toka në fshatrat Areses, Miliska dhe Dukagjin i Ri.
Në Fushe Krujë situata është e qetë dhe pa probleme. Në Cudhi probleme paraqiten në rrugën e fshatit Nuaj e cila është bllokuar. Përveç problemeve të djeshme rrezik bllokimi për te gjitha rrugët automobilistike. Ka reshje me shumë intensitet dhe vërshime. Në Bubq ujërat sipërfaqësore janë tërhequr. Problem është zona e Murqinës. Ka ulje jo të ndjeshme të ujit, por niveli i lumit po bie.
Në Krujë për momentin s’ka lajmërime për situata të vështira pavarësisht reshjeve që janë intensive. Në Nikël nuk ka raportime për probleme të tjera, përveç kanalit shkarkues Qerekë./tch/
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...